Telegrafi

Koeman pas ndëshkimit me të kuq në ndeshjen ndaj Granadas: Ishte gjyqtari i katërt që më ofendoi

Ronald Koeman protestoi për pafajësinë e tij pasi u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga loja gjatë disfatës së Barcelonës ndaj Granada me rezultat 2-1 në Camp Nou të enjten në mbrëmje.

Trajneri i Barcelonës u largua nga loja gjatë pjesës së dytë për kundërshtim të dukshëm ndaj ekipit të gjyqtarëve.

Por, Koeman pretendon se ai nuk bëri asgjë gabim dhe se ofendimi dhe fjalët e pakëndshme erdhën nga vet gjyqtari i katërt.

Lexo po ashtu Granada trondit Barcelonën, e mposht me rikthim në Camp Nou

“Unë nuk e kuptoj atë. Sipas Carlos Naval, unë nuk kam respektuar gjyqtarin e katërt, por nuk kam thënë asgjë të keqe”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.

“Nuk e fyeva atë. Është e pabesueshme. Por, gjyqtari i katërt dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”.

“Unë thashë diçka, por me gjithë respektin e duhur. Ai u përgjigj ndaj meje në një mënyrë që nuk ishte aq e këndshme”.

“Ai nuk më respektoi mua. Nëse ata vendosin diçka në raport që unë nuk e kam thënë, atëherë unë do të duhet të bëj diçka për këtë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/