Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, nuk e fsheh ambicien e tij që ta drejtojë Barcelonën.
Ish-kapiteni i Barcës është i lidhur me një rikthim në Nou Camp pasi Luis Enrique do të largohet në fund të sezonit.
“Ndjehem mirë kur të tjerët mendojnë për mua”.
“Siç e dinin unë jam nga Barcelona. Ju e dini dashurinë time për atë klub, pasi aty jam rritur si lojtar dhe person”.
“Shikoni, në jetën time si trajner profesional kam dy ëndrra. E para ta drejtojë kombëtaren e vendim tim, Holandën. Kisha rastin ta bëjë, por kisha obligime ndaj Evertonit”.
“Ëndrra ime tjetër është që një ditë të stërvitë Barcelonën. Kjo është e v vërteta”.
“Po nj ditë, pasi tani jam te Everton. Kemi një projekt të fuqishëm dhe presim që me punë të madhe të luajmë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Koeman. /Telegrafi/