Site icon Telegrafi

Koeman: Nga klubi nuk më kanë thënë asgjë, por unë kam sy dhe veshë

Spekulimet rreth Ronald Koeman dhe pozitës së tij te Barcelona në postin e trajnerit, çdo ditë e më shumë po shtohen.

Koeman nuk do të jetë në stol për ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Atletico Madridit, pasi është i dënuar me dy ndeshje.

Një rezultat tjetër negativ në këtë ndeshje mund të bëjë që ai të largohet para pushimeve për ndeshjet e kombëtareve.

“Askush nuk më ka thënë asgjë. Është e vërtetë që presidenti ishte këtu këtë mëngjes, por nuk e pashë sepse po përgatitej për ndeshjen”.

“Ai nuk më ka thënë asgjë, por unë kam veshë, kam sy dhe e di që shumë gjëra rrjedhin”, ka thënë Koeman gjatë konferencës për shtyp të premten.

Për shumë gazetarë, kjo ishte ishte konferenca e fundit për shtyp e Koeman si trajner i Barcelonës, ku nuk munguan edhe pyetjet në këtë drejtim.

“A duhet të përgjigjem për largimin? Duket se tashmë jam duke u larguar”.

“Momenti më i mirë: nënshkrimi [i kontratës sime]. Më i keqi: Largimi i [Lionel] Messit”, u përgjigj ai. /Telegrafi/

Exit mobile version