Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur pas fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Dynamo Kyiv në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Barcelona mori fitoren e parë këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti minimalisht ukrainasit pas dy humbjeve nga 3-0 nga Bayern Munich dhe Benfica.
Goli i vetëm për klubin nga Camp Nou u shënua nga Gerard Pique dhe kjo e ka lënë të palumtur trajnerin e katalunasve, Koeman.
Holandezi ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij duhet t’i shfrytëzoj më mirë rastet që i jepen dhe në këtë takim u desh të shënonte së paku tre gola.
🎙 Manager @RonaldKoeman says defense was 🔑 in Barça's 1-0 win over Dynamo Kyiv in the @ChampionsLeague pic.twitter.com/J08b8WFJ06
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 21, 2021
“Mendoj se ju duhet të shihni se pas pushimit të pjesës së parë krijuam tre shanse të qarta. Nuk mund të jesh kaq falës para golit. Po rrezikonim jetën”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.
“Fatmirësisht, ne ishim të përsosur në mbrojtje. Kemi qenë skuadra më e mirë, por duhet t’i lëmë kundërshtarët larg. Pas një ore duhet të kishim shkuar tre ose katër gola”.
“Ne e dimë se jemi në një klub ku duhet të luash mirë, të shënosh gola dhe të fitosh ndeshje”.
“Por ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah punën pa top, në të cilën jemi përmirësuar. Sot nuk ishim në maksimumin tonë. Do të kishim fituar me tre gola diferencë – të paktën – nëse do të kishim qenë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/