Telegrafi

Koeman kërkon më shumë gola nga mesfushorët e Barcelonës

Ronald Koeman ka thënë se ai dëshiron që mesfushorët e Barcelonës të shënojnë më shumë gola.

Trajneri holandez u ka bërë me dije mesfushorëve se duhet që së paku të përfshihen në dhjetë gola në një edicion.

Kundër Granadës, Frenkie de Jong dhe Pedri ishte impresionues, duke bërë shumë pasime. Lojtari holandez bëri 28 pasime, gjersa spanjolli arriti në 25 sosh, një përqindje prej 90% të saktësisë.

Që tq dy mesfushorët madje ishin shumë afër të shënonin edhe gola, e Koeman ishte i lumtur me paraqitjen e tyre.

Trajneri i Barcelonës ka arritur që të rikthejë formën e lartë të De Jong që e kishte te Ajaxi, e që tani është kryesori në skemat e tij.

Në anën tjetër, Pedri ka befasuar të gjithë me talentin e tij, pasi është edicioni i tij i parë në Camp Nou.

Koeman ende nuk po arrin që të nxjerr më të mirën nga Miralem Pjanic, që po ashtu e ka edicionin e tij të parë te Barcelona.

Mesfushori boshnjak ende nuk ka arritur të shënojë për katalunasit, derisa kur ishte te Lyoni, Roma dhe Juventusi kishte një nuhatje të mirë para gole. /Telegrafi/