Ronald Koeman ka folur në konferencë para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Rayo Vallecanos që zhvillohet të mërkurën mbrëma, megjithatë ai u detyrua t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me gjendjen e rëndë financiare të klubit.
Raportet që dolën të hënën, konstatuan një borxh të përgjithshëm të Barcelonës prej 1.173 miliardë euro, ndërsa borxhi afatshkurtër është 730 milionë euro.
Trajneri i Barcelonës tha se këto janë periudha të vështira për klubin.
“Klubi po vuajnë financiarisht për shkak të COVID-19”.
“Barcelona gjithashtu vuan nga mungesa e turizmit. Të gjitha klubet mund të kenë shifra mjaft të këqija [financiarisht] tani. Jo vetëm tek ne”.
“Unë nuk i kam parë lojtarë të prekur shumë nga kjo çështje. Ne të gjithë e kemi ndihmuar klubin me uljen e pagave”, ka thënë fillimisht Koeman.
? LIVE ❗️
? Press conference
?️ @RonaldKoeman
? https://t.co/bbVNGXoMPq pic.twitter.com/s4ur8lMQzi— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 26, 2021
Trajneri holandez u pyet edhe për vonesat e pagave, por Koeman shtoi se nuk është dijeni të kësaj.
“Nuk e di nëse kjo është e vërtetë. Do të më duhet të pyes. Deri atëherë, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, nënvizoi ai. /Telegrafi/