Site icon Telegrafi

Koeman dënohet me dy ndeshje pas kartonit të kuq ndaj Cadiz

Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka vendosur dy ndeshje pezullimi ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq drejtpërdrejtë në fund të ndeshjes të së enjtes kundër Cadiz që u mbyll 0-0.

Një ndeshje moslojë ka marr Frankie De Jong , i cili mori dy kartonë të verdhë në të njëjtën ndeshje.

Konkurrenca i ka hedhur poshtë ankesat e Barcelonës për trajnerin, De Jongun dhe kapitenin Sergio Busquets, i cili mori karton të verdhë pasi goditi një top pasi ishin dy të tillë në fushë.

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë këtë fillim, ku posti i trajnerit Ronald Koeman është duke u lëkundur dukshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version