Site icon Telegrafi

Koeman: De Jong është lojtar më i kompletuar tani sesa që ishte te Ajaxi

Ronald Koeman është i kënaqur me paraqitjet e fundit të mesfushorit Frenkie de Jong dhe beson se ai po luan futbollin më të mirë në karrierën e tij.

Trajneri kërkoi më shumë gola nga mesfushorët e tij në fillim të këtij sezoni dhe De Jong ka realizuar, veçanërisht në javët e fundit pasi ka shënuar katër tashmë në vitin 2021.

Forma e tij e mirë dhe golat e shënuar kanë bërë që Koeman ta lavdërojë bashkëkombësin e tij.

Lexo po ashtu Koeman kërkon më shumë gola nga mesfushorët e Barcelonës

“Ne kemi nevojë për të. Ne kemi nevojë që mesfushorët të jenë ofensivë”, ka thënë fillimisht Koeman për De Jong pasi ai shënoi golin e fitores në Copa del Rey në Rayo Vallecano të mërkurën.

“Ai ka shumë cilësi teknike dhe ndihmon nga thellësia. Ne i kemi folur atij për të ndihmuar në sulm dhe për të shënuar më shumë se një gol në sezon”.

“Ai është një lojtar më i kompletuar tani sesa kur luajti për Ajaxin. Ai krijon dhe shënon më shumë”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

Exit mobile version