Ronald Koeman është deklaruar për takimin e dytë ndaj Paris Saint Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka pësuar humbje 4-1 në Camp Nou në muajin e kaluar, derisa do të shpresoj që t’i përmbysë shifrat.
Katalunasit do të jenë mysafir të PSG-së në duelin që zhvillohet nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në Parkun e Princave dhe Koeman ka thënë se ata kanë besim se mund të realizojnë një rikthim në rezultat.
“Shpresoj të jetë më ndryshe se ndeshjen e parë dhe varet në mënyrën si nisim ndeshjen, në energjinë që vendosim për të bërë vështirë për kundërshtarin”, ka thënë strategu holandez.
“Ata ishin shumë klinik në ndeshjen e parë dhe ne duhet të jemi tani. Jemi skuadër që gjithmonë krijon shanse. Nëse jemi klinik, asgjë nuk është e pamundur”.
“Fitorja ndaj Sevillës na ka dhënë besim, edhe pse nuk mund ta krahasojmë përmbysjen ndaj Sevillas me këtë provë”.
“PSG është e fortë dhe synon ta fitojë Ligën e Kampionëve. Duhet të kompletojmë paraqitjen që të rikthehemi”.
“Barcelona gjithmonë shkon për fitore dhe shpresojmë se do ta bëjmë të vështirë për ta”, ka shtuar më tej Koeman. /Telegrafi/
❝𝐍𝐨𝐭𝐡𝐢𝐧𝐠 𝐢𝐬 𝐢𝐦𝐩𝐨𝐬𝐬𝐢𝐛𝐥𝐞.❞
— @RonaldKoeman pic.twitter.com/zM2p7bw74b— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 9, 2021