Site icon Telegrafi

Koeman i befasuar nga Holanda e tij

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, ishte i befasuar nga superioriteti i ekipit të tij në fitoren prej 2-0 ndaj Francës të premtën.

Një gol në pjesën e parë nga Gigi Wijnaldum dhe penaltia e Memphis Depay në fund të takimit vulosën fitoren për Holandën.

Tash holandezët janë në pozitë reale për të shkuar në finalet e Ligës së Kombeve dhe për këtë mjafton një barazim në Gjermani.

“Nuk kam pritur se do të ishim më të mirë për 90 minuta”.

“Nuk kam pritur se do të jemi në gjendje të lexojmë ndeshjen kaq mirë. Jam krenar me këtë paraqitje të pjekur ndaj Francës. Ishte hap shumë i madh ky. Ne flasim për këtë në secilin moment, se tash po bëhet hapi i madh i ardhshëm”.

“Në një ose dy momente rrezikuam pak duke vënë presion më shumë se sa zakonisht dhe rrezikuam të pranojmë gol”, u shpreh Koeman.

Holanda ka gjashtë pikë në vendin e dytë të grupit 1 të Divizionit A të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version