Telegrafi

“Kodra e Diellit Freeriders” të gatshëm edhe për një sezon fantastik në Kodrën e Diellit në Tetovë

Grupi që kujdeset për promovimin e qendrës turistike, Kodra e Diellit në Tetovë edhe një herë ka treguar përkushtimin ndaj punës, duke zbukuruar rrugën që të çon te bukuroshja e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“MIRË SE ERDHËT NË KODRËN E DIELLIT! I kerkojme falje publikut se realizimi doli me bukur se planifikimi! ❤️‍? I falemnderojme edhe njeher perkrahesit e projektit: Tetova enduroo dhe Grish Caffe” (sic) kanë shkruar nga Kodra Freeriders.

Përndryshe, ky grup gjatë sezonit të kaluar është kujdesur që të shkëlqejnë mundësitë për turizëm dimëror në Kodrën e Diellit, të harruar nga shteti për dhjetëra sezone. /Telegrafi/