Ski Qendra në Kodrën e Diellit, megjithëse aktualisht nuk ka centimetrat minimale të borës për fillimin e sezonit të skijimit, përsëri e mbushur me vizitorë. Edhe pse disa centimetra borë qytetarët vizitojnë Kodrën e Diellit ku kalojnë për rekreacion dhe pushime.
Në ditët e pushimeve shkollore dhe kjo mbulesë dëbore e bënë qendrën një vend ideal për këdo që ka fëmijë për t’i sjellë ata për t’u argëtuar në borë dhe në ajër të pastër.
Tetova dhe e gjithë lugina është në mjegull. Për shkak të kësaj është vërtet e vështirë për të dalë me fëmijët në qytet, ndërsa dhe ajri është i ndotur. Këtu në Kodrën e Diellit është shumë më ndryshme, moti është i ngrohët dhe fëmijët luajnë me borë në ajër të pastër./Telegrafi/