Jennifer Lopez nganjëherë mund të zgjedhë veshje krejtësisht të pazakonta.
Sidoqoftë, edhe kur është e pazakontë, bukuroshes latino-amerikane i shkojnë për shtatin e trupit.
Këngëtarja dhe e dashura e Alex Rodriguez, shkuan në një takim biznesi dhe J.Lo doli me një veshje të relaksuar.
Trikot me ngjyra të ndryshme i kishte kombinuar me çizmet dimërore dhe një xhup të shkurtër që ka qenë një hit i vërtetë në dy vitet e fundit.
Ju do të mendoni se ky kombinim i veshjes do të përshtatet shumë rrallë, por ajo arriti ta nxjerrë më të mirën prej saj.
Për t’i bërë gjërat të çuditshme, 49-vjeçarja u vesh kështu për një takim rreth aranzhimit të koncerteve që do t’i mbajë gjatë vitit të ardhshëm.
Për Lopez, natyrisht, rregullat e veshjes për takimet e biznesit nuk zbatohen pasi ka arrit një status në shoqëri. /Telegrafi/