Telegrafi

Kodi sekret për telefonat Samsung, zbulon defektet e pajisjes

Një zbulim i fundit për telefonat Samsung ka bërë bujë në rrjete sociale, pasi ka sjellur një metodë të fshehtë për të hulumtuar dhe diagnostifikuar pajisjen, në momentin që e shohim se diçka nuk është në rregull me të.

Ky zbulim u shpërnda në TikTok nga një llogari me 2.2 milionë ndjekës.

@tatechtips

#techtips #tech #tips #samsung #samsungtips

♬ original sound – TA TECH TIPS

Përdoruesit e Samsung mund të aktivizojnë mënyrën e fshehtë të diagnostifikimit duke shkruar kodin *#0*#, në po të njëjtin vend ku shkruajmë numrin e personit që duam të telefonojmë.

Pas vendosjes së kodit, shfaqen shumë mundësi për testimin e pajisjes, si funksionalitetin e kamerës, altoparlantët, dhe ngjyrat e ekranit.

Megjithatë, ky kod nuk funksionon te të gjithë telefonat Samsung, pasi është bllokuar nga operatorët. /Telegrafi/