Telegrafi

Kodi i ri i Akcizave, në të mirë të buxhetit dhe biznesit

“Sot ishte një takim shumë i dejtpërdrejtë me ndryshimet që janë bërë në kuadër të Doganave të Kosovës. Ne do të jemi të hapur që të përkrahim biznesin në zhvillimin e tyre profesional dhe të standardizuar”, tha drejtori i Operacioneve dhe të Hyrave në Doganat e Kosovës, Bajram Rexha .

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se janë pajtuar e doganat e Kosovës që të ketë komunikim të drejtpërdrejtë të vazhdueshëm në rast se paraqiten probleme mes doganës.

Ai ka ripërsëritur problemin e eksportit të prodhuesve kosovar, duke kërkuar që në rast bllokimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve, qeveria duhet të marrë një vendim.

“Një nga problemet që u parashtruan sot janë ato aktuale çështje e bllokimit të eksportit kosovar në dy vende nënshkruese të CEFTA-s, që janë Serbia dhe Bosnja, dhe Dogana u zotua që është duke punuar në këtë drejtim bashkërisht me qeverinë që të eliminohet ky problem i prodhuesve kosovar, në mënyrë që atyre t’iu mundësohet të eksportojnë në tregun ku kanë qenë duke eksportuar”, tha Shahini.