Site icon Telegrafi

Kodi Civil mund të mbulojë aspektet ligjore ekonomike

Kodi Civil do të lehtësojë vendimmarrjen e gjykatave. Ai ka krijuar një bazë të fuqishme për legjislacionin të sigurt, transparent dhe të qasshëm për të gjithë.

Kështu u tha në diskutimin “Kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë”, në kuadër te fushatës “Të flasim për ekonominë”, organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Eksperti i projektit Kodit Civil, Haxhi Gashi, tha se tash është faza e dytë e projektit të Kodit Civil, e që pritet të miratohet pas një muaji nga Qeveria.

Vëmendje te posaçme, Gashi i kushtoi kontratave, për çka tha se përmes Kodit Civil, është arritur të bëhet sqarimi i tyre.

Ai bëri të ditur se derisa të rregullohet Kodi Komercial, Kodi Civil do të mbulojë aspektet ligjore ekonomike.

“Në Kosovë jo që nuk ka pasur ligje, por ka pasur ligje që në vete janë kontrakditore dhe prandaj është bërë përpjekje që të harmonizohen ligjet përkatëse, në mënyrë që gjykatat dhe bizneset ta kenë më lehtë. Me kodifilim, konsideroj se grupet punuese kanë bëre sqarimin e gjuhës juridike. Ka pasur disa probleme të sqarimit të disa kontratave dhe atje ka shume dispozita, për të cilat sqaron noterja”, tha ai.

Noterja Merita Kostanica, tha se është shumë me rëndësi që trashëgimitë të bëhen me kohë, pasi që ligji për trashëgiminë e thotë se një pronë e një personi të vdekur nuk mund të futet në biznes.

“Duke pasur parasysh se ndonjëherë është fshehur ndonjë anëtar të familjes, me ligjin e ri është paraparë publikimi i fillimit të procedurës trashëgimore nga noteri, gjë që ka dhënë rezultatet e veta pasi që pas dy publikimeve te tilla, kanë thirrur persona nga jashtë dhe kanë treguar se janë anëtar të familjes. E nëse dikush dëshiron të heq dorë nga trashëgimia, noteri e ka për obligim që të flas veçmas me të, nëse ka presion ose nuk ka kushte të mira ekonomike, atëherë noteri duhet të”, u shpreh ajo.

Anëtare e Odës Ekonomike të Femrave, Linda Shala, u shpreh se secili avancim i ligjit duhet të arrijë tek ata për të cilët është e nevojshme kjo.

“Mediat, dhomat ekonomike mund të bëjnë këtë. Por, është e rëndësishme që të ketë mekanizma për këtë. Pasi është me rëndësi me qenë, pasi kur te duhet gjendet”, tha ajo. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version