Site icon Telegrafi

Kodheli: Zbatimi i reformave në Shqipëri dhe Maqedoni ka rëndësi të madhe për të ardhmen euroatlantike

Ministresha shqiptare e mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka qëndruar pasditën e sotme në qytetin e Dibrës ku është pritur nga kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Kodheli dha se zbatimi sa më i mirë i reformave në sferën politike të brendshme, si në Shqipëri apo maqedoni, është shumë me rëndësi për të ardhmen e përbashkët euroatlantike.

Në vizitë ishte edhe kryetari i bashkisë së Peshkopisë, Muharem Rama. Sipas AIM-së, para ardhjes në Dibër, ministresha Kodheli ishte e ftuar në Strugë ku mbajti një ligjëratë në lidhjeme reformat në sferën e mbrojtjes në vendet anëtare të NATO-së dhe vendeve aspiruese për anëtarësim./Telegrafi/

Exit mobile version