Site icon Telegrafi

Kodheli: Shërbimi Informativ i Ushtrisë ka parandaluar sulme terroriste

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, tregon se disa sulme terroriste janë parandaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë shqiptare. Kodheli nuk jep me shume detaje, por Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për parandalimin e akteve terroriste gjatë ndeshjes me Izraelin.

Takimi i drejtorit të CIA-s, John Brennan, me Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli në javën e parë të muajit dhjetor në Tiranë, nuk ishte thjesht një vizitë kortezie, por një vlerësim i qëndrimit, pozitës dhe shërbimeve që FA dhe në mënyrë të veçantë Shërbimi Informativ ushtarak shqiptar ka dhënë për vendet aleate.

“Kemi ndarë probleme serioze me drejtorin e CIA-s dhe natyrisht edhe falënderimet e tij për shkak të punës së mire qe ka bere SHIU, informacionet e te cilit kane parandaluar, e them këtë me përgjegjësi të ploëe, ngjarje të papëlqyeshme që ishin planifikuar për të ndodhur në vendin tonë dhe në vende të tjera aleate. Nuk mund të ndaj më shumë të dhëna për publikun, por SHIU sot përdoret për gjera shumë serioze dhe jo për politikë”, tha Kodheli.

 Top Channel ka mësuar që një prej këtyre ngjarjeve ishte parandalimi i aktit terrorist të planifikuar gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në 12 nëntor në qytetin e Shkodrës dhe për të cilën u arrestuan edhe disa persona në Shqipëri dhe në Kosovë.

Të frymëzuar nga Lavdrim Muhaxheri, militant i ISIS, celula do të realizonte sulm me eksploziv dhe armë gjatë ndeshjes. Si masë sigurie pas arrestimeve në Shkodër dhe në Kosovë, u ndryshua edhe stadiumi, duke e zhvilluar ndeshjen në “Elbasan Arena”, ku një pjesë të sistemit të sigurisë e realizuan vetë shërbimet izraelite.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet kosovare të cilat ndaluan personat që do kryenin sulmet.

Exit mobile version