Ministria e Mbrojtjes përkujtoi sot përmes një aktiviteti 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli duke e vlerësuar këtë ngjarje si një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit, adresoi falënderime për partnerët ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë SHBA për mbështetjen jo vetëm në anëtarësimin në NATO, por ndihmën ndër vite për Forcat e Armatosura.
“Shqipëria sot gjeneron paqe dhe stabilitet, tha më tej Kodheli.
I pranishëm në ceremoni, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati tha se anëtarsimi me të drejta të plota i vendit tonë në NATO është plotësimi i një boshllëku 60-vjeçar në këtë aleancë.
Në përfundim të aktivitetit, Forcat e Armatosura ekspozuan në shesh armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.
Ndërkohë i gjithë qyteti është dekoruar nga Bashkia e Tiranës me simbole dhe flamuj të Aleancës së Atlantikut,
Me 27 maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.
Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit për paqe.
Në 7 prill të 2009-ës për herë të parë flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve të tjerë të vendeve anëtare në selinë e NATO-s në Bruksel. /Telegrafi/