Çanta, unaza apo ndonjë detaj tjetër kur është në pyetje mbretëresha e Anglisë nuk janë vetëm zbukurime dhe pjesë përbërëse e modës, por në fakt luajnë rol shumë më të rëndësishëm.
Në fakt këto emra kur përmenden japin sinjale, se duhet të veprojnë ashtu siç ajo kërkon, transmeton Telegrafi.
Mbretëresha Elizabeth pothuajse gjithmonë bartë me vete çantën me mbajtëse të gjata, me qëllim që të mund ta fus në krah dhe që mos i pengoj t’i shtrëngoj duart me të tjerët.
Deri vonë çanta ishte zezë, por viteve të fundit ka filluar në disa raste t’i bartë çantat me ngjyra tjera. Ngjyra e saj gjithmonë duhet të përshtatet me kutinë e syzeve që gjithmonë i ka në çantë.
Ajo gjithmonë me vete bartë edhe një varëse, me të cilën do të mund ta varte çantën në tavolinë.
Megjithatë, kur mbretëresha fillon të bisedojë me dikë, duhet t’i kushtohet rëndësi çantës së saj. Në momentin kur e ndërron nga njëra dorë në tjetrën, kjo do të thotë që përcjellësit e saj duhet të bëhen gati që ajo është pranë përfundimit të bisedës.
Sinjale të ngjashme me çantë i dërgon edhe në ngjarje tjera. Kur çantën e vendosë në tavolinë, do të thotë se kanë mbetur edhe 15 minuta para se ajo të largohet.
Në dorën e majtë ajo bartë edhe një unazë, dhe sapo fillon ta sjellë rreth gishtit, do të thotë se kërkon që biseda të përfundojë sa më shpejt.
Gjithashtu, gjatë takimeve zyrtare në pallatin mbretëror, përdoret një zile që ua bën me dije stafit që duhet ta hapin derën dhe ta përcjellin mysafirin. /Telegrafi/