Telegrafi

Kodak Playfull i qendrushëm

Kamera pason filozofinë e zgjidhjeve Flip Video, respektivisht mundësitë elementare dhe përdorim të thjeshtë në një shtëpizë kompakte dhe me çmim të volitshëm.

Kodak PlayFull incizon videon në rezolucionin 720p në 18 MB të memories së integruar ose në kartelat e memories SD/SDHC me kapacitet deri në 32 GB, e përmbajtjet përmes daljes HDMI mund të shfaqen drejtpërsëdrejti në televizor. Manipulimi me kadrin dhe me pajisjen bëhet përmes LCD ekranit 2-inçësh derisa në mesin e veçorive të këtij modeli duhet cekur qëndrueshmërinë ndaj goditjeve, ujit (deri në 3 metra thellësi) dhe pluhurit.

Kamera ka disa efekte standarde të incizimit dhe mundësinë e vendosjes automatike të përmbajtjeve në rrjetat shoqërore dhe shërbimet tjera, e çmimi i saj është 99.95 dollarë. /Telegrafi/