Telegrafi

Kodak Ektra, telefoni me kamerë speciale!

 

Kodak dëshiron t’i tregojë pronarëve të telefonave se është në gjendje të krijojë poashtu telefonin e vet, edhe atë me një kamerë mjaft solide.

Këtë javë, kompania ka shfaqur Kodak Ektra që ka kamerën kryesore prej 21MP dhe kamerën dytësore me 13MP.

Kamera kryesore mbështet incizimin e videove në 4K dhe HDR së bashku me tiparin e stabilizimit të imazheve. Kjo kamerë ka lente f/2.0 ndërsa kamera me 13MP ka lente prej f/2.2.

Kodak Ektra poashtu ka aplikacionin e veçantë të imazheve i cili ka një numër të ndryshëm të tipareve si portretet, manual, sporte, natë etj.

Pjesa harduerike e Kodak Ektra përfshin ekranin prej 5 inçëve me 1080 piksel, procesorin Mediatek Helio, RAM memorien prej 3GB, hapësirën e brendshme prej 32GB dhe kartelën microSD.

Telefoni nga Kodak nuk do të lansohet deri në dhjetor dhe pritet që të ketë debutim primar në Britani me një çmim prej 450 funtave.