Site icon Telegrafi

Kodak Black kërkon siguri shtesë pas përplasjes me Lil Wayne

Policia e New Orleans janë alarmuar pas kërcënimeve të Lil Wayne ndaj Kodak Black.

Reperi i hitit “Zeze” ka të caktuar një kocnert në qytetin e Lil Wayne dhe tashmë po bëhen përgatitje në rast të dhunës.
Sipas TMZ, pronarët e lokacionit ku do të mbahet koncerti janë të frikësuar pas komenteve të fundit të Kokak se adhuruesit e Weezyt do të kërkojnë hakmarrjen.

Javën e kaluar Kodak ishte në klubin e famshëm në Miami, LIV, dhe priti që të shihej me Lil Wayne.

Kur ky i fundit nuk u parqit, Kodak e mori mikrofonin dhe shpërtheu në drejtim të turmës.

Pas kësaj ngjarje ndodhën edhe disa konfrontime në distancë në rrjetet sociale, të cilat kanë alarmuar policinë për performancën e radhës të Kodak Black në Mahalia Jackson Theater.

Edhe reperi Black do të ketë siguri shtesë në këtë paraqitje të tij. /Telegrafi/

Exit mobile version