Gjykata Kushtetuese i ka hequr këtë të hënë mandatin deputetit Koço Kokëdhima. Shqyrtimi i çështjes nisi në 20 prill, një kusht ky i opozitës për të rikthyer normalitetin në politikën në vend.
Sipas PD-së, Kokëdhima ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike nga kontratat e lidhura prej kompanisë, që ai zotëronte deri disa muaj pas marrjes së mandatit të deputetit.
Por, gjatë seancave të mëparshme, Kokëdhima e konsideroi këtë, një proces që synonte t’i shkatërronte karrierën politike. Ai i ka thënë gjykatës se, kontratat i ka lidhur përpara se të merrte mandatin e deputetit, duke shtuar se në pozitën e tij, që e quajti të ligjshme, mund të jenë edhe deputetë të tjerë. /Telegrafi/