Site icon Telegrafi

Koco: Duheshte të formohet Gjykata speciale (Video)

Ish gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Vera Koco, në analizën e saj ‘Erozioni në sistemin e drejtësisë në Republikën e Maqedonisë’ e publikuar nga Instituti për të drejta të njeriut’ ka folur rreth obstruksioneve të PSP-së, abolimit të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov si dhe nevojën e formimit të Gjykatës speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto kushte kanë shkaktuar dyshime serioze rreth ndikimit të ekzekutivit, sidomos në funksionimin e Prokurorisë Speciale Publike të cilat në mënyrë të pashmangshme çuan deri në themelimin e Prokurorisë Special Publike, vlerëson Koco.

“Por edhe më tej PSP përballet me probleme në bashkëpunim me institucionet e tjera e cila është e lidhur me operacionet e saj (gjykatat, Ministria e Brendshme, prokurorët e mbetur dhe të tjerët) të cilat janë pengesa serioze në ekzekutimin në kohë të punës së sa”, thotë gjykatësja në pension.

Koco thotë se ishte bërë mbikëqyrje kur ishte formuar PSP, por jo edhe një Gjykatë speciale e cila do të përpunonte dhe drejtonte lëndët e saja. /Telegrafi/

Exit mobile version