Telegrafi

Kociq: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është zëvendësim i qëndrimeve radikale të Bullgarisë për të hequr dorë nga historia

“Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, të cilën ne e pranuam duke pranuar kuadrin e negociatave, është një zëvendësim i qëndrimeve radikale të votuara në Parlamentin bullgar në vitin 2019. Me ato qëndrime u urdhërua që të heqim dorë nga historia dhe të pranojmë se kemi qenë bullgarë deri në vitin 1944”, tha deputeti i LSDM-së, Nenad Kociq.

Ai për “Telma” theksoi se me kushtin për ndryshimin e Kushtetutës, këto pikëpamje radikale u fshinë dhe se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, vendi vetëm mund të fitojë, jo të humbasë.

“Me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, do të bëjmë një dallim të qartë se ekzistojnë dy popuj të ndryshëm, maqedonas dhe bullgar, ndërsa pretendimet e tyre se janë dy popuj të njëjtë do të bien në ujë”, tha Kociq.

Ai shtoi se qëndrimet kokëfortë të OBRM-PDUKM-së për këtë çështje nuk janë gjë tjetër veçse krijimi i një klime për krizë të re nga e cila do të duan të përfitojnë politikisht./Telegrafi/