Site icon Telegrafi

Kocijançiq: Trepça në agjendë të dialogut, vetëm nëse pajtohen të dy palët

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se Prishtina dhe Beogradi duhet të pajtohen që çështja e Trepçës, të jetë pjesë e bisedimeve në Bruksel.

Ajo ka deklaruar se parimi i dialogut është i qartë, andaj çështja e Trepçës do të vihet në agjendë të bisedimeve në Bruksel, vetëm nëse pajtohen të dy palët, shkruan Tanjug, transmeton kosovaPress.

“Që një çështje të diskutohet në bisedime, duhet që të dy palët të bien dakord”, ka deklaruar Kocijançiq.

Më tej, zëdhënësja e Komisionit Evropian ka thënë se BE ka parasysh faktin që Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Trepçën.

Përderisa përfaqësuesit e politikës kosovare kanë hedhur poshtë mundësinë e dialogut për Trepçën, përfaqësuesit serbë kanë deklaruar se një gjë e tillë do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Exit mobile version