Site icon Telegrafi

Kocijançiq: Strategjia e Zgjerimit të BE-së përfshinë tërë Ballkanin Perëndimor

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë tha sot se Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian mbulon të gjithë rajonin Ballkanit Perëndimor dhe u bëri thirrje mediave të presin prezantimin zyrtar të dokumentit më 6 shkurt në Strasburg.

Siç raporton FoNet, Kocijançiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për dokumentin e Spanjës në formën “non paper”, sipas të cilit Kosova nuk është pjesë e procesit të integrimit evropian, tha se duhet të pritet prezantimi zyrtar i dokumentit të Komisionit Evropian dhe pastaj të dëgjohen opinionet e shteteve anëtare, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Hoxhaj: Kosova është pjesë e Strategjisë së BE-së për Ballkanin, kjo nuk ka dyshim (Video)

Ajo vlerësoi se Strategjia është një dokument i rëndësishëm dhe është vetëm një nga hapat e rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor këtë vit.

Kocijançiq  paralajmëroi se në prill do të puplikohet raporti mbi performancën e vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian, pastaj  në maj në Sofje do të mbahet samiti i Bashkimi Evropian – Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version