Site icon Telegrafi

Kocijançiq: Paqartësitë duhet të përfundojnë, qeveria e re të formohet sa më parë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit duhet të respektohen dhe paqartësia momentale të përfundojë dhe të formohet qeveria e re”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç ka theksuar disa herë Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe Parlamenti Evropian, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare duhet të respektohen, paqartësia momentare të mbarojë, ndërsa qeveria duhet të formohet pa shtyrje të mëtejshme”, deklaroi Kocijançiq, duke u përgjigjur në pyetjen si e komenton situatën e re në Kuvendin e Maqedonisë.

Ajo duke i thirrur në deklarata e mëhershme të përfaqësuesve të lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini, eurokomesarit Johannes Hahn dhe Parlamentit Evropian, theksoi se inkurajojnë presidentit Gjorge Ivanov urgjentisht të rishqyrtojë vendimin e tij./Telegrafi/

Exit mobile version