Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Komisionit Evropian (KE) është deklaruar për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç raporton korrespondenti i agjencisë AIM, nga Brukseli, Kocijançiq ka deklaruarse KE-ja pret që ligji të dërgohet në Komisionin e Venedikut, siç është paralajmëruar në planin 3-6-9.
“Zbatimi i ligjit duhet të jetë sipas standardeve evrpiane”, thotë Kocijançiq.
Ajo shtoi se pret që Kuvendi të përqëndrohet në reforma dhe të ecet përpara me agjendën drejt BE-së./Telegrafi/