Telegrafi

Kocijançiq: Ligji për gjuhët të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut

Bashkimi Evropian është i informuar se qeveria ka miratuar propozim-ligjin për gjuhët dhe se planifikon ta dorëzojë në Kuvend”, deklaroi për “Meta”, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Kocijançiq nuk u përgjigj se si Brukseli e komenton vendosjen e flamurit evropian, gjegjësisht shënimin e ligjit si pjesë e legjislaturës evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse BE insiston që të miratohet dhe zbatoet një ligj i tillë, Kocijançiq tha se ligji duhet të jetë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

“E përshëndesim faktin që qeveria me “Planin 3-6-9″ angazhohet për t’u konsultuar me Komisionin e Vendedikut për draf-ligjin dhe presim që do të rishikohen rekomandimet e këtij komisioni”, tha Kocijançiq./Telegrafi/