Telegrafi

Kocijançiq: Është e rëndësishme të vërtetohet përgjegjësia për 27 prillin

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, në një deklaratë për “Meta” thotë se është e rëndësishme që të vërtetohet përgjegjësia për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend dhe pret që gjitha partitë të sillen me përgjegjësi.

Sipas saj, BE nuk dëshiron të komentojë proceset gjyqësore ose hetimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“BE nuk dëshiron të komentoj hetimet që janë në rrjedhë ose procedurat gjyqësore. Me kujdes i ndjekim ngjarjet dhe presim që gjitha partitë të sillen me përgjegjësi dhe në pajtim me ligji. BE edhe më parë e theksoi rëndësinë e vërtetimit të përgjegjësisë së 27 prillit”, tha Kocijançiq./Telegrafi/