Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, e pyetur nga mediumet greke për Marrëveshjen e Prespës, tha se BE është e bindur se Shkupi dhe Tirana do ta respektojnë atë.
Këto reagime vijnë pas deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Marrëveshja e Prespës është në rrezik pas vetos së Francës për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
E pyetur nëse BE “frikësohet” për Marrëveshjen e Prespës, Kocijançiq tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata të huaja.
“BE e ka mbështetur fuqishëm Marrëveshjen e Prespës, e cila paraqet sukses të madh dhe shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për BE-në dhe më gjerë. E kemi përshëndetur guximin dhe vendosmërinë e dy palëve të përfshira dhe besojmë se autoritetet do të vazhdojnë të angazhohen ta zbatojnë në frymë të besimit”, tha Kocijaçiq./Telegrafi/