Komisioni Evropian sot i ka ftuar të gjithë liderët politikë dhe institucionet tjera shtetërore ta respektojnë Prokurorinë speciale publike dhe mos të ndërhyjnë në punën e saj, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të gjithë duhet të përmbahen nga ndërhyrja në punën e Prokurorisë speciale publike, e cila është e angazhuar për vendosjen e përgjegjësisë ligjore për atë që u zbardh me materialet e përgjuara – ka deklaruar për Meta, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç duke u përgjigjur në pyetjen se si e komentojnë fjalimin e mbrëmshëm të presidentit Gjorgje Ivanov, në të cilën ai mes tjerash ka thënë se PSP është shndërruar në institucion për shantazh./Telegrafi/