Brukseli shpreson se këtë javë do të mbahet takimi i liderëve në të cilin partitë do të ngrenë iniciativë për marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve të drejta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga Komisioni Evropian thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me partitë dhe i ndjekin ngjarjet në Maqedoni.
„Delegacioni i BE është në kontakt të vazhdueshëm me partitë dhe shpresojmë se ata do të arrijnë të merren vesh të takohen këtë javë“, ka thënë për Meta, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Komisionit Evropian./Telegrafi/