Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kocijançiç, i ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Twitter, ku shihet delegacioni kosovar në takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në postimin e saj në Twitter, Kocijançiç ka thënë se temë e këtij takimi është dialogu dhe liberalizimi.
“Federica Mogherini takon Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin dhe Behgjet Pacollin, si dhe delegacionin kosovar të dialogut, por po ashtu që ta diskutojë perspektivën për liberalizim të vizave dhe progresit në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Kocijançiç. /Telegrafi/
?? HRVP @FedericaMog meets w @HashimThaciRKS @haradinajramush @KadriVeseliKS @pacollibehgjet & #Kosovo delegation ahead of #EU facilitated Dialogue, but also to discuss prospects for visa liberalisation & progress on European path. pic.twitter.com/YCmLp0BEDO
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) July 18, 2018