Site icon Telegrafi

Kocijancic: Liderët të mos përdorin retorikë negative

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Në Maqedoni këto ditë është shtuar mllefi ndaj fuqive të mëdha. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski të shtunën ka rritur fjalorin negativ nda vendeve të BE-së dhe SHBA-ve duke i akuzuar se kanë dorë në punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Për këtë është prononcuar edhe Maja Kocijancic e cila ka bërë thirrje që partitë dhe liderët të heqin dorë nga ky fjalor pasi i njejti e çon Maqedoninë në rrugë të pa dëshiruar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Institucionet duhet të jenë të pavarur nga politika. Komisionit Shtetëror Zgjedhor duhet që t’i lejohet që të punojnë pa pengesa, pa trysni dhe pa përzierje të politikës. Jemi të shqetësuar me shtimin e retorikës negative ditëve të fundit. I ftojmë palët që të sillen me përgjegjësi dhe të forcohet klima politike dhe demokratike në vend” ka thënë Kocijancic për agjencinë e lajmeve Meta./Telegrafi/

Lexo po ashtu Shfaqen ambasadorët e ”vdekur” nëpër internet (Foto)
Exit mobile version