Site icon Telegrafi

Kocijançiç kërkon sqarime nga Kosova për taksën e re të importit ndaj Serbisë

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2015-02-26 12:39:12Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comۇ

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) Maja Kocijançiç ka kërkuar sqarime të menjëhershme nga Qeveria e Kosovës  në lidhje me vendimin e papritur të së martës, ku të gjitha produktet që vinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina do të paguajnë 10 për qind më shumë taksë të importit.

Ajo këto komente i ka bërë në një komunikatë për media.

“Këto masa janë një shkelje e qartë e obligimeve që bien pë Kosovën nga marrëveshja e CEFTA-s. BE pret që Kosova, e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-s, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, ka theksuar Kocijançiç.

Lexo po ashtu Kosova vendos taksën prej 10% për importet nga Serbia dhe Bosnja

Sipas saj, vendimi i Qeverisë së Kosovës minon bashkëpunimin rajonal dhe nuk është në frymën e marrëveshjes së MSA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version