Brukseli nga afër e ndjek situatën në vend dhe përsërisim se duhet të tërhiqet falja për të gjithë personat, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç e pyetur nga “Meta” se si e komentojnë vendimin e Ivanov për tërheqje të pjesshme të faljes, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Ne vazhdimisht e përsërisim pozitën e BE për atë se çfarë duhet të bëhet dhe ajo është shumë e qartë: Të gjithë faljet e presidentit duhet urgjentisht të tërhiqen që të ruhet parimi i përgjegjësisë, të sigurohet trajtim i barabartë para ligjit, që të mënjanohet brenga për paligjshmërinë dhe të shmanget drejtësia e përzgjedhur” – ka thënë Kocijançiç lidhur me tërheqjen e sotme të pjesshme të faljes nga ana e presidentit Ivanov./Telegrafi/