Lideri i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski dhe komisari evropian për zgjerim Johannes Hahn, në takimin e sotëm në Bruksel kanë biseduar për krizën në vend dhe kthimin e tij në rrugën e integrimeve euroatlantike, ka thënë Maja Kocijançiç për Meta, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Liderët tashmë kanë humbur shumë kohë. Është më se urgjente të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe ta zbatojnë Marrëveshjen “Përzhino”.
Duhet të krijohen kushte për zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i së drejtës dhe të gjithë palët duhet ti japin përkrahje punës së Prokurorisë speciale publike, si dhe të zbatohen reformat me prioritet“, ka thënë Kocijançiç./Telegrafi/