Zëdhënësja për Politikë të Jashtme të BE-së, Maja Kocijancic, ka demantuar lajmet se është diskutuar çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në kuadër të dialogut teknik që po zhvillohet në Bruksel, raporton “Zeri.info”.
Lajmi ishte konfirmuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq.
“Asociacioni nuk ishte në agjendën e bisedimeve sot, as gjatë kësaj jave. BE-ja do të takoj menaxhmentin e ekipit dhe palë tjera të interesuara nga Kosova, në një të ardhme në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe që do të diskutohet në Bruksel”, ka thënë ajo. /Zeri/