Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kociançiq deklaroi sot se Bashkimi Evropian nuk toleron sjelljen e papërgjegjshme të EULEX-it.
Ajo këtë deklaratë e ka bërë me rastin e intervistës së gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simons për “Mond”, në të cilën ai thotë se ka dhënë dorëheqje për shkak të korrupsionit në mision.
“BE dhe misioni saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, bëjnë politika që kanë tolerancë zero ndaj pohimeve për sjellje të papërgjegjshme dhe anëtarët e këtij misioni janë përgjegjës për veprimet e veta”, ka thënë Kociançiq për mediat e huaja.