Telegrafi

Koci: Vuçiq takohet me përfaqësues të Speciales, udhëheqësit tanë nuk e kanë as informatën më të vogël për të

Avokati i njohur Arianit Koci, ka ngritur shqetësimin duke thënë se derisa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, përfaqësuesit e organeve relevante në Kosovë nuk e kanë as informacionin më të vogël se çfarë po ndodh.

Këtë shqetësim, Koci e ka ngritur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale

Derisa presidenti serb, Aleksandar Vučić, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihme gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt.

Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj nē mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës.

Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë.

Prandaj, duhet ti parandalojmë subverzionet informative të organeve të sigurisë të Serbisë.(sic) /Telegrafi/