Site icon Telegrafi

Koci: Do të ishte mirë të festonim për shtetin stabil, por fatkeqësisht nuk është ashtu

Avokati Arianti Koci me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit tha se do të ishte mirë që mirëqenia, toleranca, gëzimi dhe shteti stabil të jenë arsye për të festuar, por fatkeqësisht sipas tij nuk është ashtu por çdo ditë po jetojmë më keq.

Ai tha se për gjendjen në vend të gjithë i kemi fajet.

Ky është postimi i plotë i Kocit në Facebook:

“28 Nëntori! Kishte me qenë mirë që mirëqenia, toleranca, gëzimi dhe shteti stabil të jenë arsye për festë. Fatkeqësisht, nuk është ashtu. Çdo ditë po jetojmë më keq. Degradim total. Në fakt shteti bashkë me të gjithë neve po vegjeton. Të gjithë i kemi fajet. Të kaluarën e kemi të sigurt: nuk mund ta ndërrojmë. Prandaj, nuk na duhet dhe nuk na ndihmon patriotizmi primitiv. E sa i përket të ardhmes – të gjithë jemi akterë aktiv. Na duhet shumë punë, mësim, mund, djersë, moral, dhe urtësi për zhvillim ekonomik dhe social. Prandaj, urime festa e Zoti na ndihmoftë!”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version