Avokati Arianit Koci ka reaguar pas sulmit të kolegut të tij, Azem Vllasi.
Koci ka thënë se sulmi me armë zjarri në avokatin Azem Vllasi, është akt kriminal i rëndë.
“Kushdo që e ka kryer sulmin, për çfarëdo motivi, meriton dënimin më të rëndë”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ndryshe, avokati Azem Vllasi është plagosur sot rreth orës 8:00. Ai është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/