Telegrafi

Koci: Shumë shpejt do ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë

Avokati, Arianit Koci, ka treguar se janë duke punuar për të gjetur formën juridike për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se askush nuk mund ta ndal procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Postimi i plotë i Kocit:

Formën juridike për ta paditur Serbinë, për gjenocid ndaj Kosovës, do ta gjejmë. Koha po punon për ne. Përndryshe, askush nuk mund ta ndal procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Faktin që pushteti millosheviqian ka kryer gjenocid në Kosovë, nuk mund ta fshehë Daćiqi dhe kamarilla e tij. Dhe mu gjenocidi ndaj neve, është arsyeja pse Nato e ka bombarduar Serbinë.(sic.)/Telegrafi/