Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Melazim Koci, ka thënë se shtatë kërkesat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, janë pretekst për veprimet e tjera “konflektuese”.
“Këto kërkesa nuk janë bërë për t’u realizuar nga Kosova. Janë vetëm pretekst për t’u realizuar nga Kosova. Pretekst për veprimet e tjera konfliktuese”, tha Koci.
Koci në Tv Dukagjini deklaroi se Vuçiqi është vënë në një situatë ku duhet të vendosë se a është pro lindjes apo perëndimit.
“Vuçiqi para deklarimit të tij ka qëndruar në Moskë, e që i ngjan asaj që ka ndodhur me Ukrainën. Ky skenar ka qenë i hartuar me Rusinë. Nuk respektohen marrëveshjet. Përpos shtatë pikave që janë të njohura për opinionin dhe adresimin e tij ka pasur edhe çështje të tjera që janë dukur edhe më alarmuese”.
“Gjitha vendimet nga institucionet e tona nga viti 1999 të shpallen “null”. Hera e parë që Beogradi të dalë me një kërkesë të tillë. Të shpallen të gjitha vendimet e institucioneve kosovare nga viti 1999. Është përpjekje e fundit e Rusisë që ta verë para një pozicioni që Vuçiqi është. Është nga lindja, nga Rusia apo ka lëvizur më shumë, shkaku i marrëveshjeve të fundit të arritura nga perëndimi. Dhe e dyta është edhe në takimin në Kazan. Ai është i ftuar hapur nga Putini dhe ftesa është publike. Sfidë nga Putini. Të rreshtohesh nga Putini apo nga Perëndimi. Kjo është në pyetje. Skenari me Moskën ka të bëjë”, vijoi Koci.