Telegrafi

Koci: Ramushi është heroi më i madh prej të gjallëve, prandaj është halë në sytë e serbëve (Video)

Avokati Arianit Koci, në emisionin ‘Komiteti’ në RTV Dukagjini, ka folur për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Koci ka thënë se “Haradinaj është heroi më i madh prej të gjallëve i Kosovës, dhe, për këtë arsye, sipas tij, ai është halë në sytë e serbëve”.

Avokati po ashtu ka treguar se kur parashihet të lirohet Haradinaj nga akuzat për krime gjatë luftës, për të cilat ai po mbahet në Francë, në bazë të një fletarrestimi nga Serbia.

Avokati Koci ka folur për listën e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve Serbia ka lëshuar fletarrestime.

Deputeti Rexhep Selimi para disa ditëve kishte vizituar kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë, ku ai është ndaluar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Në listën e INTERPOL’it, bashkë me Haradinajn, janë edhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. Avokati Koci ka treguar nëse deputeti Selimi gjendet në këtë listë.

Ai ka zbuluar nëse Presidenti Hashim Thaçi e kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, janë në këtë listë. /Gazeta Express/