Telegrafi

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

Foto: Ilustrim

Avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve dhe interpretimeve amatoreske se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i Faton Hajrizit.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

Lexo po ashtu Nëna e Faton Hajrizit identifikon trupin në IML

“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit!

Prej sot, spekulimet duhet të ndalën. Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”, tha Koci.

Ai tutje shtoi se kufomën të cilën e solli mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit.

“Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka shkruar ndër të tjera Koci në Facebook. /Telegrafi/