Telegrafi

Koci: Martirët e familjës Kelmendi

Avokati Arianit Koci ka përkujtuar avokatin Bajram Kelmendi dhe bijtë e tij Kastriot dhe Kushtrim në 20 vjetorin e vrasjes nga forcat pushtuese serbe.
Koci në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se liria është fituar edhe em sakrificën e tyre.

“Martirizimi i Bajram, Kastriot dhe Kushtrim Kelmendit ka qenë uvertyra e lirisë sonē. Vdekja e tyre na ka tronditur thellë. Sidoqoftë, jam i bindur që martirët Kelmendi, pa asnjë dilemë e kishin sakrifikuar vetën për kombin dhe shtetin – në çdo kohë. Axha Bajram, Kaqë dhe Kushtrim: na mungoni shumë.
Me ju tash është bashkuar edhe tezja Nekibe – nana që stoikisht e përballoi humbjen e juaj. Nana që ka pasur forcë të na ngushēlloj neve, për humbjen e juaj – më të afërmit të saj! Nana që vazhdoi shtetndërtimin – rrugës së patriotit Bajram Kelmendi. Sidoqoftë, fakti që liria e jonë ēshtë fituar edhe me sakrificēn tuaj, na lehtëson dhimbjen për juve. Krenar me ju!”, ka shkruar Koci./Telegrafi/